Tre futbollistë të Real Madrid në objektivat e klubit italian Fiorentina

Ekipi italian Fiorentina po mendon transferimin e tre futbollistëve të Real Madridit raporton mediumi fichajes.

Verën e kaluar futbollisti spanjoll Alvaro Odriozola ishte larguar nga Real Madrid në drejtim të ekipit italian Fiorentina në formë huazimi dhe ekipi italian po mendon blerjen e tij.

Pos Odriozolas, ekipi italian Fiorentina po dëshiron që të marrë në radhët e veta edhe dy futbollistët e Real Madrid, Bojra Mayoral që këtë sezonë po luan në formë të huazimit tek ekipi tjetër italian Roma si dhe Luka Jovic që nuk po gjen minuta të mjaftueshëm tek ekipi spanjoll.

Me shitjen e tyre, Real Madrid do të përfitonte dhe njëkohësisht do të ishte i gatshëm për tregun e ardhshëm të transferimeve.