Ballkani shënon fitore të vështirë ndaj Drenicës në Skenderaj

Ballkani ka thelluar krizën e Drenicës duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 0-1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores e shënoi qendërmbrojtësi Bajram Jashanica në minutën e 50-të.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 33 pikë.

Ndërsa Drenica bie në vendin e gjashtë me 20 pikë. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi e Drenicës në këtë edicion të Supërligës.