Ballkani e mposht Drenicën në Skenderaj
26.11.2020 - 15:05
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosoës.
Suharekasit e nisën ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 3’, me Ermal Krasniqin.
Për 0-2, shënoi Mirlind Daku në minutën e 29’.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.
Vendasit e ngushtuan epërsinë në fundin e ndeshjes me Azem Bejtën.
Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 32 pikë, pesë pikë më shumë se Drita që pozicionohet në vendin e dytë.
Kurse, Drenica në vendin e pestë me 18 pikë.