Suhareka organizon festë për ditëlindjen e tifozit më të flaktë – (FOTO)

Aktivitet sportive në Kosovë janë pezulluar që dy muaj nga Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese ndaj përhapjes së coronavirusit.

Sot tifozëria e Ballkanit, të njohur si “xhebrailat”, kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm duke e befasuar tifozin e tyre të veçantë, Bujar Gallopeni i njohur si ‘Koba’.

Tifozi me Sindrom Doën, gëzon respekt të madh në Suharekë, për ditëlindjen e tij të 40 është beasuar nga “xhebrailat” dhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili i ka bërë pritje zyrtare në zyrën e tij duke ia servuar edhe një tortë.

Kujtojmë që Bujar Gallopeni është mbështetës i pandarë i klubit të futbollit FC Ballkani.