Pse Maradona dhe Pele nuk fituan asnjëherë 'Topin e Artë'

Argjentinasi Diego Maradona dhe braziliani Pele, kanë qenë dy futbollistët më të mirë të botës së futbollit, por që të dy nuk kanë arritur të fitojë ‘Topin e Artë’.

Arsyeja nuk qëndron për faktin së të dy futbollistët nuk kanë dëshmuar që e meritojnë këtë çmim, por ky çmim jepet vetëm për futbollistët e Evropës.

Prandaj argjentinasi dhe braziliani nuk patën mundësi që të marrin këtë çmim.

Ky çmim prestigjioz për futbollistët jepet nga revista e njohur franceze “France Football” dhe për herë të parë ky çmim është dhuruar në vitin e largët 1956-të, teksa fituesi i parë ka qenë Stanley Matthews që në atë kohë luante për ekipin anglez Blackpool.

Megjithatë emra legjendarë si Pele dhe Diego Armando Maradona nuk e kanë shijuar kurrë këtë trofe. Shkaku? “Topi i Artë” ishte një çmim që u jepej vetëm futbollistëve europiane, ndaj braziliani e argjentinasi nuk patën mundësi as të hyjnë në garë.

Një rregull i tillë vazhdoi deri në vitin 1995, vit ku më i miri u shpall George Weah. Ish-sulmuesi liberian i Milanit u bë lojtari i pari jo europian që fitoi “Topin e Artë”.

Vitin e kaluar  u vendos që ky çmim të mos dhurohej për shkak të pandemisë COVID-19.

Në vitin 2019 ishte pikërisht Messi që e fitoi topin e 6-të të artë, por që në atë kohë argjentinasi luante për Barcelonën.