Foto: Facebook/Pele

Vdiq legjenda e futbollit, Pele

Ka vdekur në moshën 82-vjeçare legjenda braziliane e futbollit, Pele.

BBC raporton se në vitet e fundit ai vuante nga problemet me veshka dhe prostatë.

Pele iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021, pasi tumori u zbulua në testet rutinë.

Ai u ripranua në spital në fund të nëntorit 2022.

Siç raporton BBC ai vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror prej 1,281 golave në 1,363 paraqitje gjatë një karriere 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun më 1958, 1962 dhe 1970, u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA më 2000.