Prishtina mposhtet nga Ferencvarosi

Prishtina është mposhtur nga Ferencvarosi me rezultat 3-0, në kuadër të rundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Prishtina në pjesën e parë bëri paraqitje të mirë duke mos lejuar që të mposhtet.

Në pjesën e dytë, vendasit luajtën më mirë duke kaluar në epërsi me Nguen në minutën e 71’.

Hungarezët e dyfishuan epërsinë në minutën e 74’ me Mmaeen pas asistimit të Makit.

Për 3-0, shënoi Blazic në minutën e 78’.

Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë në javën e ardhshme.