Drenica e mposht Prishtinën

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës.

Golin e fitores e shënoi Egzon Fazliu në minutën e 60’ pas gabimit të portierit të Prishtinës.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e pestë me 14 pikë.

Kurse, kjo është humbja e tretë radhazi për Prishtinën, dhe pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë.

Në xhiron e ardhshme Prishtina luan ndaj Arbërisë.

Kurse, Drenica si mysafir ndaj Besës.