Pas tre muajve pauzë, rinis ndërtimi stadiumit të qytetit në Gjakovë

Pas tre muajve ndalesë të punëve në ndërtimin e qytetit të Gjakovës, kanë rifilluar punët për ta kompletuar këtë stadium. Nga 28 maji deri më 8 shtator nuk ishte punuar asgjë në ndërtimin e këtij stadiumi.Tifozët e klubit të futbollit Vëllaznimi duhet të presin ende që ta shohin stadiumin e këtij klubi të përfunduar i cili pritet t’i përkas kategorisë së katërt të UEFA-s.

Punimet në stadiumin e qytetit të Gjakovës kishin nisur më 21 maj të vitit 2020.

‘’Nesër, më datë 21 Maj 2020, (e enjte), Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi solemnisht i nisin punimet e fazës së parë të ndërtimit të stadiumit modern në qytetin e Gjakovës.Stadiumi është projektuar nga Komuna e Gjakovës dhe financohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport’’, thuhej në njoftimin që e kishte bërë Komuna e Gjakovës.

Stadiumi pritet t’i ketë rreth 13 mijë e 600 ulëse.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kishte ndarë 1.1 milionë euro për fazën e parë të punimeve, ku përfshihen tribunat veriore dhe ajo perendimore.

Mirëpo, që nga 21 maji i vitit 2020 e deri më sot përveç tribunës veriore dhe asaj perendimore, tribunat tjera nuk kanë përfunduar ende.

Me 15 maj të vitit 2019, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjinidhe Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi kishin nënshkruar një momerandum bashkëpunimi ky aty theksohej se memorandumi do të implementohet gjatë vitive 2019-2021

‘’Memorandumi për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” do të implementohet gjatë viteve 2019/2020/2021, MKRS për ketë memorandum bashkëpunimi investon  mjetet financiare në vlerë prej 1,300,000.00 €’’, thuhej në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu më 15 maj të vitit 2019  në stadiumin e qytetit ishin vendosur rreth 650 ulëse të reja të cilat pas fillimit të punimeve ishin larguar.

Punimet ishin ndalur në muajin maj të këtij viti dhe kanë filluar me datën 8 gusht.

KALLXO.com ka kontaktuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lidhur me këtë çështje.

Nga ministria thonë se kanë ndarë buxhet për stadiumin e qytetit të Gjakovës.

‘’Buxheti i ndarë për stadiumin e qytetit të Gjakovës për vitin 2021 është 600,000.00€ nga Buxheti i Kosoves’’ thuhet në pergjigjen e MKRS-së

Po ashtu nga MKRS-ja thonë se nuk ka pasur shkurtim buxhetor lidhur me ndërtimin e stadiumit të qyetetit të Gjakovës.

‘’Sipas Ligjit  te buxhetit i cili eshte i publikuar nuk ka pasur shkurtime per Renovimin e stadiumit te qytetit ne Gjakove.Sipas buxhetit fillestar te cilin e kemi trasheguar ne MKRS, vlera totale e planifikimit buxhetor per kete projekt per vitin 2021 ishte 500,000.00EUR. Me mundesin per rishikimin e buxhetit permes Ligjit te Rishikimit te buxhetit 2021, buxheti aktual i ketij projekti eshte 600,000.00EURO’’thotë Zana Fetiu nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo është bërë publike edhe pas rishikimit të buxhetit

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Komunën e Gjakovës për të marr një përgjigje lidhur me këtë çështje.

KALLXO.com kishte dërguar pyetje Komunës me datën 6 shtator, por vetem me datën 9 shtator komuna kishte kthyer përgjgje. Komuna nuk ka kthyer pergjigje deri në momentin kur kanë nisur edhe punimet, në pergjigjgen që komuna ka dërguar në adresë të KALLXO.com thuhet se punimiet kishin nisur më 8 shtator.

‘’Punimet kanë filluar ditën e djeshme’’ thuhet në përgjigjen e Komunës së Gjakovës për KALLXO.com.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me drejtuesit e klubit të Vëllaznimit.

Besnik Gojani, menaxher i klubit ështe shprehur se kjo çështje i takon Komunës

‘’Stadiumi i qytetit është nën kopetencën e Komunës’’ thotë shkurtimisht Gojani.

Po ashtu, Gojani është shprehur se tash në fushatë zgjedhore dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura për kanditatët për kryetar komune.

‘’Kemi vendos që mos mi hap dyert asnjë kanditati për Kryetar, pasi që dëshirojmë që klubin ta mbajmë largë nga Politika’’ është shprehur Gojani.

Kryetar i tifozëve, Kuqëzinjëvë të Jakovës ka thënë se ndërtimi i stadiumit po vonohet shumë.

‘’Dihet që tashmë ka fillu ndërtimi i stadiumit të qytetit të Gjakovës , por si në qdo qytet tjetër që kanë fillu ndërtimi i stadiumeve që kanë fillu e nuk kanë përfunduar edhe në Gjakovë kemi frikën që do të ndodh e njëjta histori’’ thotë kryetari i tifozëve të Vëllaznimit.

Ai po ashtu shtoi se kushtet në stadium nuk janë në nivelin e duhur

‘’Kapionati ka filluar, për shkak të situatës me pandemi numri i tifozëve nuk mund te jetë shumë i madhë por edhe ata pak përsona që mund ta shikojnë ndeshjen në stadium e shohin ndeshjen me rrezik sepse nuk ka as kushte bazike për sigurinë e tifozëve’’ ka thënë tutje përfaquesi i tifozëve të kësaj skuadre.

Ai thotë që Kuqezinjët e Jakovës meritojnë shumë më shumë se sa është paraparë kapaciteti i ulseve

‘’Kuqëzinjët e Jakovës e kanë merituar një stadium më me shumë ulse, kjo pasi që qyteti i Gjakovës e ka numrin më të lartë të shikusvë në stadiumet e Kosovës’’ ka thënë ai.