Pas dyshimeve, përsëritet shorti për Ligën e Kampionëve

Edhe pse shorti për Ligën e Kampionëve ka përfunduar para pak minutave, ai do të përsëritet.

Përsëritja do të bëhet si rrjedhojë e dyshimeve se jo gjithçka ka shkuar në rregull.

Fillimisht, kjo është bërë e ditur nga ana e Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Shorti i ri do të mbahet në ora 15:00”, ka shkruar gazetari Romanio.

Më pas edhe UEFA e ka konfirmuar përsëritjen e shortit, duke thënë se përsëritja do të bëhet për shkak të një problemi teknik me softuerin e një ofruesi të jashtëm.

“Te shërbimi që udhëzon zyrtarët se cilat skuadra kanë të drejtë të luajnë me njëra-tjetrën, ndodhi një gabim material në shortin për rundin e 16-të të Ligës së Kampionëve të UEFA-s”, thuhet në një postim të UEFA në Twitter.