Mkhitaryan kryen vizitat mjekësore te Roma

Mesfushori i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan ia ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Arsenalit.

Armeni ndeshjen e fundit me anglezët e zhvilloi në fundjavë ndaj Tottenhamit.

Mkhitaryan, sot i ka kryer vizitat mjekësore te skuadra e Romës.

Ai pritet që të nënshkruaj një kontratë një vjeçare me italianët.

Mënyra e transferimit të tij te Roma është huazim me të drejtë blerje.