Mbrojtësi i Chelsea po planifikon të ndryshojë ekip

Mbrojtësi gjerman që aktivizohet te Chelsea, Antonio Rudiger po planifikon që të largohet verën e ardhshme në drejtim të një klubi të ri.

Njëri prej klubeve që ka shprehur interesim për mbrojtësin gjermanë është klubi i Real Madrid, raporton goal.com.

Rudiger ka kontratë me Chelsea deri në verën e vitin 2022, dhe klubi nuk pritet që t’ia zgjatë kontratën mbrojtësit gjerman.

Chelsea kishte planifikuar që ta transferojë Rafael Varane, por që një gjë e tillë nuk u arrit pasi që mbrojtësi nënshkroi këtë verë me ekipin tjetër anglez, Manchester United.

Rudiger këtë sezon ka zhvilluar 12-të paraqitje për Chelsea dhe ka arritur që të shënoi dy gola.

Ai u transferua në drejtim të Chelsea gjatë vitit 2016\2017 nga klubi italian, Roma.