Llapi triumfon ndaj Arbërisë

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 4-3, ndaj Arbërisë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan në epërsi me autogolin e Arrabalit.

Mysafirët e barazuan rezultatin në mintuën e 14’ me Marclein.

Kreshnik Bahtiri shënoi autogol për ta rikthyer epërsinë e Llapit.

Hyseni në minutën e 52’ shënoi për 3-1.

Arbëria e ngushtoi epërsinë me Marclein në minutën e 59’.

Ahmed Januzi shënoi në minutën e 86’ për 4-2.

Dior Zabërgja e ngushtoi epërsinë përsëri në minutën e 88’ për rezultatin përfundimtar 4-3.

Pas kësaj fitoreje Llapi pozicionohet në vendin e pestë me 33 pikë.

Kurse, Arbëria në vendin e tetë me 27 pikë.