Llapi përforcohet me mbrojtësin francez Anthony Monin

Llapi ka prezantuar transferimin e fundit nga Franca.

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka transferuar qendërmbrojtësin francez, Anthony Monin.

Monin ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Llapit.

Mbrojtësi francez është prezantuar nga trajneri Tahir Batatina dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë zyrtare të këtij sezoni ndaj Ballkanit në Kupën e Kosovës më 10 shkurt.