Liridon Fetahaj largohet nga Ballkani

Sulmuesi i krahut Liridon Fetahaj ka njotuar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Fetahaj, ka njoftuar përmes llogaris së tij në Facebook, se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së suharekasve.

“Dua të ju njoftoj se nga sot nuk do të jem pjesë e FC Ballkanit. Falënderoj presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin dhe Bali Kabashin për korrektësinë e tyre. Po ashtu falënderoj gjithë stafin menaxhues të klubit. Bashkëlojtarëve të mi ju uroj shumë suksese në kampionat. Falënderim edhe për Xhebsat që pata përkrahjen e tyre. Për fund uroj që FC Ballkani të dalë në gara evropiane këtë vit sepse e meriton”, ka shkruar Fetahaj.

Liridon Fetahaj kishte pak hapësira në sezonin vjeshtor nga Ismet Munishi i cili u largua  dhe në vend të tij erdhi Bledi Shkëmbi.