Kosovë- Angli, me këtë formacion pritet ta nis ndeshjen Challandes

Kosova do ta ketë përballjen më të vështirë deri më tani në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të kombëtares angleze në stadiumin e Southamptonit, i cili kapacitet prej 32505 ulësesh.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në “St Mary’s Stadium” dhe do të fillojë në orën 20:45 dhe transmetohet drejtpërdrejti në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Bernard Challendes, trajneri i përfaqësueses sonë, pritet të bëjë dy ndryshime për takimin e pestë në rrugën drejt evropianit.

Në vend të Edon Zhegrovës, pritet të startojë talenti i Hannover 96, Florent Muslija, i cili debutoi në fitoren kundër Republikës Çeke me rezultat 2-1.

Gjithashtu edhe Valon Berisha pritet të jetë në formacionin startues para Elbasan Rashanit, i cili asistoi te goli i barazimit që e realizoi Vedat Muriqi.

Ndryshe, Anglia është lider i grupit A me nëntë pikë, përkatësisht ka një më tepër se Kosova e vendit të dytë.