Kosova mposhtet nga Islanda

Kombëtarja e Kosovës A në basketboll në kategorinë e djemve, ka pësuar humbje me rezultat 86-62, nga Islanda ndeshje e vlefshme për parakualifikimet për Kupën e Botës 2023.

Kosova e nisi ndeshjen më mirë me një epërsi prej 0:4, dhe ishte në epërsi kontstante, ku më e larta ishte 11:17, megjithatë, ishullorët me një seri prej 10:0, e përfundojnë çerekun e parë 21:17.

Çereku i dytë i takoi në tërësi Islandës duke e fituar me rezultat 24-12, duke shkuar në pushim me rezultat 45-29.

Ishullorët ishin më të mirë edhe në çerekun e tretë duke e fituar po ashtu me rezultat 24-12, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67-43.

10 minutat e fundit ishin të baraartë 19-19, duke fituar Islanda me rezultat 86-62.

Hordur Vilhjalmsson ishte shënuesi më i mirë te Islanda me 22 pikë, kurse te Kosova, Valon Bunjaku me 12.

Sot, në ndeshjen tjetër të Grupit B, Sllovakia e pret Luksemburgun, që zhvillohet nga ora 19:00.

Kosova ndeshjet e fundit në grup do t’i ketë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.