Fitore e madhe e Kosovës ndaj Islandës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, ka shënuar fitore ndaj Islandës, në kuadër të ndeshjes së parë të parakualifikimeve për Botërorin 2023.

Dardanët kanë triumfuar me rezultat 80-78, në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë ndaj Islandës.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri grek, Christos Marmarinos, e mbyllën çerekun e parë me epërsi prej nëntë pikëve, 22-13.

Çerekun e dytë i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 21-13, për të përfunduar pjesa e parë me epërsi prej një pike për Kosovën, 35-34.

Edhe çereku i tretë dhe i katërt u zhvilluan me intensitet të lartë, në disa momente mysafirët ishin në epërsi, por djelmoshat e trajnerit grek Marmarinos, ishin të vëmendshëm dhe e ruajtën epërsinë deri në fundin e ndeshjes për rezultatin 80-78.

Kosova të dielën luan si mysafirë ndaj Luksemburgut, kurse në grup bën pjesën edhe Sllovakia.

Basketbollisti më i dalluar te Kosova ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Ndërkaq Erjon Kastrati realizoi 10 pikë, tri kërcime e pesë kërcime.

Kurse kosha shënuesi më i mirë te Dardanët ishte kapiteni Dardan Berisha me 18 pikë.

Te Islanda basketbollisti më i dalluar ishte Tryggvi Hlinason me 16 pikë e 12 kërcime.