Kosova fiton si mysafir ndaj Luksemburgut

Basketbollistët e Kombëtares së Kosovës, kanë shënuar një fitore të vështirë  në udhëtim ndaj Luksemburgut me rezultat 84-80.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për fazën para – kualifikuese për Botërorin 2023.

Basketbollisti më i dalluar te “Dardanët” ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë, kurse paraqitje të mirë pati edhe Erjon Kastrati me 19 pikë.

Te Luksemburgu më efikasi ishte Clancy Rugg me 30 pikë.

Kosova e nisi mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me rezultat 25-20.

Çerekun e dytë e nisën më mirë vendasit duke e fituar me rezultat 25-19, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat të përgjithshëm, 45-44.

Edhe çereku i tretë i takoi Luksemburgut të cilin e fituan me rezutlat 20-16.

Çereku i katërt ishte vendimtar për “Dardanët”, duke e fituar me rezultat 24-15,  për ta përmbyllur ndeshjen me rezultat 84-80.

Kujtojmë se Kosova të enjtën në Prishtinë e mposhti Islandën.