Illmen Bajra: Bashkimi synon që të jetë sa më lartë në tabelë

Klubi i Basketbollit Bashkimi, në këtë sezon do të udhëhiqet nga një trajner i ri, ai është Illmen Bajra.

Bashkimi sezonin e ri 2019/2020, do ta nisë të premten prej orës 19:00, ku do të përballet me skuadrën e Lipjanit.

Trajneri Illmen Bajra, thotë se skuadra ende nuk është e kompletuar me lojtarë, megjithatë portokallinjtë janë të gatshëm për sezonin e ri.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, edhe pse nuk jemi kompletuar me lojtarë, megjithatë deri më tani kanë shkuar sipas planit dhe jemi gati për edicionin e ri. Bashkimi synon që të jetë sa më lartë në tabelë dhe të jetë një ekip stabil, siç ka qenë gjithmonë. Shpresoj se do të tregojmë lojëra të mira dhe tifozët të jenë të kënaqur me skuadrën tonë”, ka thënë Bajra për faqen zyrtare të FBK-së.