Futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e Maqedonisë, transferohet në Gjermani

Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu do ta vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Dytë të Futbollit Gjerman.

Musliu është transferuar te Ingolshtad gjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman përmes faqes zyrtare.

Musliu deri më sot ka qenë pjesë e kampionatit hungarez, ku ka luajtur për ekipin e Mol Fehervar FC.

Musliu është shprehur mjaftë i lumtur për transferimin e tij te klubi gjerman.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për FC Ingolstadt 04. Është diçka shumë e veçantë të jesh në gjendje të luash në Gjermani, vendin ku luhet futboll. Përshtypjet e para për klubin dhe bisedimet me përgjegjësit ishin shumë pozitive. Tashmë mezi pres të njoh skuadrën dhe dua të jap gjithçka në mënyrë që së bashku të përballojmë sfidën aktuale në mënyrën më të mirë të mundshme”, është shprehur Musliu.

Musliu karrierën e tij e ka filluar në kampionatin e Maqedonisë te klubi Renova. Pas një huazimi në FK Gostivar në vitin 2012, ai u transferua në Zvicër te FC St. Gallen në vitin 2014.

Ai u largua për në Hungari në vitin 2019.Mbrojtësi ka bërë 77 paraqitje për klubin më të mirë MOL Fehérvár.