Foto: Facebook

Liverpool i bën gati 95 milionë euro për yllin e Barcelonës

Liverpool duket se nuk është i kënaqur deri më tani me fazën e sulmit, prandaj është duke menduar që tani për afatin kalimtar të janarit, se kë ta transferojë e kë ta largojë.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Liverpooli është duke e përgatitur një ofertë rekord për sulmuesin e Barcelonës Ousmane Dembele.

Oferta pritet të jetë 98 milionë euro në drejtim të Barcelonës në mënyrë që ta lerë francezin të lirë në afatin kalimtar të janarit.

Jurgen Klopp dëshiron që të ketë më shumë opsione për fazën e sulmit, pasi duke parë ndeshjet e shumta që i ka në të gjitha kompeticionet do të jetë e papërballueshme për sulmuesit aktual që t’i luajnë të gjitha ndeshjet e mos të lëndohet ndonjëri, por kanë nevojë që të pushojnë edhe në ndonjë ndeshje.

Dembele në vitin e kaluar u transferua në Barcelonë nga Borussia Dortmund për 156 milionë euro.

Dembele deri më tani te Barcelona i ka luajtur 15 ndeshje të të gjitha kompeticionet, duke i shënuar 6 gola dhe 2 asistime.