Gjilani afër transferimit të sulmuesit të Tiranës

Gjilani ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të krahut Bedri Grecan nga skuadra e Tiranës.

KALLXO.com, merr vesh ekskluzivisht se Gjilani pritet ta prezantoj Grecan brenda këtyre ditëve.

Greca ka qenë pjesë e Tiranës që dy sezone.

Sulmuesi 28 vjeçar nga Shqipëria në këtë sezon i ka luajtur 36 ndeshje, duke i shënuar katër gola dhe gjashtë asistime.

Gjilani po ashtu ka transferuar qendërmbrojtësin Oltion Rapan nga skuadra e Luftëtarit në Shqipëri, mesfushorin Muhamed Useinin nga Renova, portierin Shkëlzen Ruçin  nga Luftëtari, mbrojtësin e krahut Jackson Ferreiran nga Luftëtari dhe  mbrojtësin e krahut të djathtë Erlis Frashërin.