Fusha e Futbollit, Prelez i Muhaxhereve. Foto: Prelezi i Mhaxhereve, Facebook

Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit

Gjatë muajit janar ka pasur një numër të madh të transferimeve të ftbollisteve nëpër klube të ndryshme evropaine.

Por cilat janë top 10 transferimet më të shtrenjta të  kësaj merkate.

Mediumi fichajes.com ka analizuar merkaton dimërore dhe ka publikuar një listë prej 10 futbollistëve më të shtrenjtë.

Në krye të listës qëndron sulmuesi serb, Dushan Vlahoviç i cili u transferua nga Fiorentina në Juventus për 81.60 milionë euro.

Pas tij në pozitën e dytë gjendet Ferran Torres që nga Manchester City kaloi te Barcelona për 55 milionë euro.

Në pozitën e tretë gjendet Luis Diaz që u transferua nga Porto në Liverpool për 45 milionë euro.

Pas tij vjen Bruno Gumaraes që u transferua të Neëcastle për 42 milionë si dhe Chris Ëood për 30 milionë, po ashtu në Neëcastle.

Lucas Digne që u transferua te Aston Villa për 30 milionë euro gjendet në pozitën e gjashtë.

Pas Dignes si transferimi më i shtrenjtë është ai i Vitaly Mykolenko te Everton për 23.5 milionë euro.

Ndërsa në tre pozitat e fundit gjenden, Yuri Alberto(Zenit) për 20 milionë euro, Rodrigo Bentancur(Tottenham) për 19 milionë euro si dhe Julián Álvarez(Manchester City) për 17 milionë euro.