Futbollisti i Dortmund dënohet pas deklaratës mbi gjyqtarin e ndeshjes Bayern-Dortmund

Mesfushori anglez i Dortmund, Jude Bellingham është dënuar me 40,000 euro gjobë nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) pas komenteve të tij për “marrëveshje” kundër Felix Zwayer, gjyqtarit të ndeshjes Borussia Dortmund – Bayern Munich.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit goal.com

Bellingham vuri në dyshim pse Zwayer u lejua të drejtonte një lojë kaq vendimtare për shkak të përfshirjes së tij në të kaluarën në një skandal të trukimit të ndeshjeve.

Dortmund dhe Bellingham e kanë pranuar ndërkohë ndalimin, që do të thotë se 18-vjeçari do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Bochum-in në ndeshjen e radhës.