Bayern e ‘shkel’ Dortmundin dhe rrëmben vendin e parë (Foto)

Bayern Munich e ka demoluar Dortmundin duke e mposhtur me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesligë.

Kjo ndeshje, përveç rivalitetit ndërmjet këtyre dy ekipeve, vlente edhe për kreun e tabelës të cilin e rrembeu Bayerni me dy pikë më shumë se Dortmundi.

‘Bavarezët’ e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar në minutën e 10’ me mbrojtësin Hummels.

Epërsinë e dyfishoi Lewandowski në minutën e 17’.

Për rezultatin 3-0, u përkujdes Javi Martinez në minutën e 41’.

Gnarby e mbylli pjesën e parë në minutën e 43’ duke shënuar për 4-0.

Në pjesën e dytë vendasit e shënuan edhe një gol në minutën e fundit me Lewandowskin, për rezultatin 5-0.