Ilustrim - Foto: FFK

Formacionet zyrtare: Kosova sfidon Greqinë për vendin e parë në grup

Në Panthessaliko Stadium në Volos, Kosova është mysafire e Greqisë për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë arkëtuar gjashtë pikë në tri sfidat e parë duke humbur vetëm nga Helenët.

Ndërkohë, ekipi nikoqir ka rekord të qind për qind në tri takimet e para dhe Kosova synon t’ia prishë këtë statistikë.

Me gjithë mungesat e shumta, përzgjedhësi Alain Giresse ka caktuar taktikat dhe formacionin e tij kundrejt atyre të homologut Gustavo Poyet.

Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Bakasetas, Siopis; Chatzigiovanis, Pavlidis, Masouras.

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Domgjoni, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Rrudhani; Rashica, Muslija, Bytyqi; Muriqi./Telegrafi