Fitore e vështirë e Prishtinës ndaj Feronikelit

KB Prishtina ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Feronikelit, me rezultat 86-82, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisi më mirë Nikli, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19-18.

Edhe çereku i dytë ishte i barabartë, duke i takuar Prishtinës me rezultat 23-20.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 41-39, për bardhë e kaltërtit.

Çereku i tretë dhe i katërt ishin të barabartë, por në fund triumfoi Prishtina me rezultat 86-82.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fahro Alihoxhiq me 25 pikë e 16 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 22 pikë.

Kurse te Feronikeli më i miri në fushe ishte Dayon Griffin me 25 pikë, gjashtë kërcime e pestë asistime.

Sigal Prishtina renditet në vendin e dytë me 15 fitore dhe pesë humbje, ndërsa Feronikeli ka pesë fitore dhe 16 humbje.