Foto: FFK

Edhe një talent i Ligës gjermane të futbollit i bashkohet Kosovës

Pas Florent Muslijajt një tjetër talent i skuadrës gjermane, ‘Hannover 96’ ka vendosur t’i bashkohet ekipit kombëtar të Kosovës. Bëhet fjalë për talentin Valdrin Mustafa.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka falënderuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj dhe stafin e ambasadës në Berlin, Fekmi Kongjelin e Besim Zenelin, si dhe futbollistin Valdrin Mustafa që pas bisedimeve të përbashkëta dhe insistimit të këtyre njerëzve dhe FFK-së vendosi që tash e tutje ta bartë fanelën e Kosovës.

FFK e ka vlerësuar dëshirën e Mustafës për të qenë kontribuues për vendin e rrënjëve të tij, për familjen dhe popullin e tij.

“Një falënderim i veçantë edhe për familjen e këtij futbollisti që e ka rritur atë në frymën patriotike. Mirë se vjen Valdrin Mustafa! Me përgjegjësi e krenari drejt sukseseve të reja!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.