Drita lidere e Superligës

Drita ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi anësor Arbnor Muja shënoi për 1-0 në minutën e 40-të.

Mysafirët e barazuan rezultatin me Egzon Qerimin në minutën e 51-të.

Vendasit e rikthyen epërsinë në minutën e 90+3 me Astrit Fazliun nga penalltia.

Marko Simonvski shënoi për 3-1 në minutën e 90+10.

Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në vendin e parë me 34 pikë.

Kurse, Ulpiana mbetet në vendin e tetë me 18 pikë.