Drenica mposht me lehtësi Ulpianën

Drenica ka shënuar  fitore të lehtë ndaj Ulpianës me rezultat 4-0, në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Donald Rapo shënoi për 1-0, në minutën e 14’.

Vendasit e dyfishuan epërsinë me Baton Zaabërgjën në minutën e 45’.

Sulmuesi anësor Kreshnik Uka shënoi për 3-0, në minutën e 55’.

Për rezultatin përfundimtar 4-0, shënoi Baton Zabërgja në minutën e 81’.

Prishtina – Drita dhe Llapi – Ballkani, kanë përfunduar me rezultat 0-0.