Drenica lidere e Superligës

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 0-1, ndaj Ulpianës, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Skenderaj ka shënuar fitore dramatike në sekondat e fundit të ndeshjes.

Sulmuesi anësor Kreshnik Uka shënoi për 0-1 në minutën e 90+4’.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë.

Kurse, Ulpiana në vendin e 10-të me vetëm një pikë nga katër ndeshje.