
Donjeta Sadiku merr ftesë për të garuar në Lojërat Olimpike në Tokio
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se sot kanë pranuar ftesën për Donjeta Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.
“Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar sot ftesën për Sadikun nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Krahas Sadikut, ftesë nga Komisioni Tre-Palësh ditë më parë mori edhe shenjëtari, Drilon Ibrahimi.
Lojërat Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë.