Diar Miftaraj i bashkohet Ballkanit

Skuadra e Ballkanit ka prezantuar përforcimin e ri për afatin kalimtar të janarit.

Skuadra suharekase është përforcuar me mesfushorin Diar Miftaraj nga skuadra e Drenicës.

Miftaraj në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Besa dhe Prishtina, kurse në sezonin vjeshtor ishte pjesë e Drenicës.

“Diar Miftaraj i bashkohet FC Ballkanit. Mesfushori i palodhshëm që në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të bart fanellën e portokalltë”, ka shkruar Ballkani në Facebook.