Basketboll, Prishtina e demolon Bashkimin

KB Prishtina e ka demoluar KB Bashkimin me rezultat të thellë 120-59, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë nga fillimi, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, që e fituan me rezultat 31:14.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar edhe këtë pjesë 28:17, për të shkuar në pushim me rezultat 59:31.

Edhe në çerekun e tretë, kryeqytetasit ishin më të mirë, për të fituar 25:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 84:47.

Në dhjetëminutëshin e fundit trajnerët u dhanë hapësirë lojtarëve që kishin më pak minuta, derisa Prishtina triumfoi në fund me rezultat 120:59.

Më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Divine Myles me 24 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Meriton Ismaili me 20 e pesë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Corey Ross me 17 pikë.

Sigal Prishtina tani ka 12 fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje.