Atleti Asllan Elezi e përfundon maratonën e Berlinit të gjatë 42.2 kilometra
Atleti gjilanas Asllan Elezi e ka përfunduar me sukses maratonën e Berlinit e cila ishte e gjatë 42.2 kilometra.
30 vjeçari i cili jeton në Berlin të Gjermanisë, këtë maratonë e ka kryer për 2 orë e 58 minuta e 58 sekonda.
Elezi në një bisedë për KALLXO.com ka treguar se kishte probleme me bark, megjithatë nuk u dorëzua deri në përfundimin e kësaj maratone.
“Maratona e Berlinit ka qenë e gjatë 42.2 kilometra, është njëra ndër më të mëdhat në botë, ku janë vendos rekorde botërore. Unë e përfundova me rezultat 2 orë e 58 minuta e 58 sekonda, nuk ishte koha që dëshiroja, por pata probleme me stomak, megjithatë nuk u dorëzova dhe prapë se prapë është njëra prej rezultateve më të mira në historinë e Atletikës së Kosovës”, ka treguar Asllan Elezi për KALLXO.com.
Ai ka zbuluar se sa kohë iu dashur që të përgatitet për këtë maratonë.
“Përshkak të ndryshimit të vendbanimit që e pata, pas një pauze në vrap jam përgatitur për tre muaj që nuk është kohë e mjaftueshme, pasi zakonisht duhen përgatitje gjashtë deri në tetë muaj”, ka zbuluar Elezi.