Ardian Nuhiu flet pas fitores ndaj Trepçës ’89

Drita ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Trepçës ’89, me rezultat 0-1, në stadiumin “Riza Lushta”, në Mitrovicë.

Pas kësaj fitoreje Drita e ruan pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu.

Nuhiu ka thënë se do të mundohen që ta përsërisin suksesin e kaluar duke triumfuar në Superligë.

Ai ka thënë se ka besim në skuadrën e tij duke e vlerësuar si cilësore.

“Do mundohemi ta përsërisim atë që e bëmë vitin e kaluar. Mirëpo nuk do të jetë e lehtë aspak. Momentin që ekipi del të maksimumi unë kam besim, pasi që kemi një skuadër shumë cilësore”, tha  Nuhiu për ‘Art Sport’

Në xhiron e ardhshme, Drita e pret Prishtinën në Gjilan.

Drita e mposht Trepçën ’89 në Mitrovicë