Foto: Driton Kuka/Facebook

Dy medalje për xhudistet kosovare në Peru

Xhudistja e njohur kosovare, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në “Panamerican Open – Lima Peru”. Gjakova iu kthye medaljeve pas një kohe të gjatë dhe rikuperimit nga lëndimi.

“Renditja por edhe të garojë edhe një herë që të rikthejë rutinën, ishin arsye që udhëtoi në Peru. Nora tregoi që ka tejkaluar plotësisht sfiden e lëndimit dhe tash do i kthehet me vlug të lartë punës drejt #Paris2024″ – ka thënë trajneri i xhudistes, Driton Kuka më 22.06.2024.

Krahas medaljes, Gjakova fitoi 100 pikë dhe do të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit në Paris.

Përveç Nora Gjakovës, medalje rrëmbeu edhe xhudistja tjetër, Dëmora Gjakova. Ajo në garat në peru u stolis me medaljen e argjendtë.