Drita e mposht Trepçën ’89 në Mitrovicë

Kampionia e Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të rëndësishme në luftë për titull duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 16’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 22 pikë.

Në xhiron e ardhshme Drita luan si mysafir ndaj Prishtinës.

Trepça ’89 në xhiron e ardhshme luan ndaj Llapit si mysafir.