Shpend Ahmeti i reagon Vuçiqit

Pas përfundimit të takimit mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai komentoi deklaratat e Vuçiqit, i cili pas takimit tha se nuk ka dialog përderisa nuk tërhiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 10 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ahmeti tha se në këtë rast edhe Kosova duhet të vërë kusht që të mos vazhdojë dialogu, derisa Serbia të ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve.

“Vucic paska thënë që dialogu vazhdon vetëm pasi Kosova të tërheq vendimin për taksa në mallrat serbe. Atëherë edhe ne duhet të themi që dialogu vazhdon vetëm pasiqë Serbia ta ndal lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe sulmet e tjera që i bën në baza ditore”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndryshe takimi sontëm mes Thaçit dhe Vuçiqit përfundoi pa ndonjë rezultat, ndërkohë Presidenti i Kosovës e quajti si takim të vështirë.

https://kallxo.com/thaci-vuciqi-ishte-arrogant/

Ai po ashtu tha se Serbia përdori një diskurs agresiv./21Media