Visar Ymeri, Kryetar i VV-së

VV: Po na Mashtrojnë me Numra

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje konsideron se buxheti shtetëror i vitit 2017 nuk përbën zhvillim ekonomik përkundër rritjes në numër.

Visar Ymeri tha se planifikimi i buxhetit për çdo vit po jep rezultate të njëjta dhe kjo sipas tij është definicion i “budallakisë”.

“Ne çdo vit fillojmë zhvillimin ekonomik dhe çdo vit përfundojmë pa të. Sipas definicionit të Ajnshtajnit për budallakinë është të përdoren metoda të njëjta për të arritur rezultate të ndryshme”, tha Ymeri.

Ai gjithashtu deklaroi se Qeveria e Kosovës po krijon mashtrime me numra për të ilustruar një rritje fiktive të ekonomisë.

“Mirëqenia e qytetarëve dhe ekonomia në përgjithësi nuk janë duke u zhvilluar përkundër rritjes, se rritja e transaksioneve me mall e me para me vende të rajonit nuk është rritje ekonomike, nuk është zhvillim. Ka hapësirë për mashtrime me numra dhe këto hapësira Qeveria i përdor”, tha Ymeri.

Ymeri kritikoi Partinë Demokratike të Kosovës që sipas tij në mënyrë hipokrite e kritikoi por e përkrahu këtë projekt-buxhet,

Ndonëse e kritikoi projekt-buxhetin, grupi parlamentar i PDK-së tha se e përkrah atë.

http://kallxo.com/pdk-e-kritikon-dhe-e-mbeshtet-buxhetin-2017/

Gjatë prezantimit të planit të Qeverisë për buxhetin e vitit të e ardhshëm, ministri i Financave Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2017 adreson prioritetet zhvillimore të vendit të deklaruara me strategjitë e miratuara.

http://kallxo.com/avdullah-hoti-ky-eshte-buxheti-2017/