Gouta Lindore, Siri - Foto: REL/EPA

Vushtrriasi Vritet në Siri

K.A. nga komuna e Vushtrrisë është viktima e radhës nga Kosova në luftën e Sirisë.

KALLXO.com mëson se organet e rendit janë njoftuar se kosovari është vrarë më 2 shkurt.

Këto burime kanë  bërë të ditur se vushtrriasi jetonte në Gjermani nga ku i ishte bashkuar luftëtarëve në Siri.

Vrasja e vushtrriasit shënon vdekjen e 75 të shqiptarëve nga Kosova në konfliktin e Sirisë dhe Irakut.

Të dhënat e Policisë tregojnë se  në zonën e konfliktit janë duke qëndruar 196 qytetarë të Kosovës prej të cilëve 95 fëmijë dhe 40 gra.