Foto: Policia e Shtetit

VIDEO: Vozitje e çmendur në autorstradë arrestohet shoferi

Një person është dënuar me dy vjet pezullim leje drejtimi dhe me një gjobë 10 mijë lekësh në Shqipëri.

Kjo pasi që i dyshuari 58 vjeçar me inicialet A. M ka vozitur në kah të kundërt të rrugës.

Policia e Shtetit ka sqaruar se 58 vjeçari po qarkullonte në rrugën interurbane Kavajë- Lushnje në krahun e kundërt.

Gjithashtu policia ka publikuar edhe një video- incizim në të cilën shihet veprimi i të dyshuarit.

“Pamjet flasin vetë, s’ kanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën. Policia Rrugore e ndëshkoi drejtuesin e mjetit duke e dërguar në OASH, ( 2 vjet pezullim Leje Drejtimi dhe 10.000 lekë gjobë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka falënderuar mediat dhe qytetarët të cilët denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë, kontributi i tyre është rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.