Topalli kërkon harmonizim të qëndrimeve për Kartonin e Gjelbër

Faton Topalli, propozuesi i debatit për kartonin e gjelbër, tha se deri më tani ka pasur  deklarime për Kartonin e Gjelbër por, sipas tij ky është debati i parë në Kuvend prej përfundimit të luftës e deri më tani për këtë çështje.

“Si çështje e kemi trajtuar por si debat është i pari”, tha Topalli.

Ai tha se dëshiron që ky debat të përfundoj me zgjidhje konkrete.

Ai tha se arsyeja pse ne nuk e kemi kartonin është se nuk ka pasur interes qeveritar deri në vitin 2010.

“Byroja e sigurimeve e cila ka mandatin për tu marrë me kartonin e gjelbër ka pasur konflikt interesi kanë fituar miliona euro dhe nuk kanë pas interes që kjo çështje të zgjidhet. Arsyeja pse se kemi është konflikt interesi dhe nuk kanë as tani interes ta zgjedhin këtë çështje”, tha Topalli.

Topalli propozoj që të uleni përfaqësuesit e secilës parti dhe ti harmonizojnë qëndrimet.

“Mendoj se këtë punë do ta kryejmë shumë shpejtë”, tha ai.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës doli në pauzë deri në orën 14:30.