Kufiri Kosovë- Maqedoni e Veriut

Qeveria zyrtarisht heq sigurimin kufitar për diasporën dhe të huajt që hyjnë në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për mbulimin e primit të policës së sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ekzekutivi do të subvencionojë policën e sigurimit një mujorë të lëshuar brenda periudhës 01.08.2020 – 31.12.2020.

Sipas njftimit të ZKM-së, me po këtë vendim është themeluar Grupi punues ndërinstitucional për ndërmarrjen e masave të duhura dhe përgatitjen e kushteve për aplikim në kartonin e gjelbër.

Ministria e Financave së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bankën Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit u patë marrë veshë për të mbuluar primin e sigurimit kufitar për bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar edhe raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare.

Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm.

Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.