Arkiv; Presidenti Hashim Thaçi dhe eprorë të FSK-së - Foto: Facebook

Thaçi: Vitin e ardhshëm ‘Dita e Forcës’ do të mbahet me Ushtri të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar Forcës së Sigurisë në nder të  “Ditës së Forcës” që aktiviteti kryesor duke u mbajtur në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë.

Thaçi përmes një postimi ka thënë këtë ditë FSK vitin e ardhshëm do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Sipas tij, ushtria e Kosovës e cila do të kontriboujë për paqen e sigurisë së shpejti do të bëhet realitet.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, me profesionalizëm, me përgjegjësi dhe paanshmëri, ka kryer çdo detyrë që i është dhënë deri më tash. Ajo është bërë forcë që gëzon besim të madh tek të gjithë qytetarët. Është bërë institucion që pareshtur kontribuon për paqe dhe stabilitet, si dhe për jetë të qetë dhe të sigurt për të gjithë. I uroj vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për “Ditën e Forcës”. Këtë ditë, Forca e Sigurisë së Kosovës herën tjetër do ta festojë si ushtri e Republikës së Kosovës. Ushtria e Kosovës, më e reja në botë, e cila do të kontribuojë për paqen e sigurinë edhe përtej Kosovës, së shpejti do të bëhet realitet”, ka shkruar presidenti Thaçi në “Facebook”.

FSK ka mirëpritur qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së.