Tetëvjeçarja Sindi Muharremi promovon librin ‘Arushi prej pelushi’

Është promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” libri “Arushi prej pelushi” i autores tetëvjeçare Sindi Muharremi.

“Arushi prej pelushi”  përmban 49 poezi me tema nga më të ndryshme të cilat prekin botën dhe ëndrrat fëmijëve.

Në mesin poezive të këtij libri të Sindit ka edhe poezi për Dua Lipën, si inspirim nga suksesi i saj, ku autorja tregon përjetimet nga koncerti i Dua Lipës që ishte në Prishtinë.

Duke vlerësuar librin studiuesi Vjollca Dibra recenzente e libri ka pohuar se përmes poezive të saj vogëlushja Sindi Muharremi flet për preokupimet, aktualitetin, imagjinatën e fëmjëve.

“Një ndër figurat më të pëlqyera nga fëmijët siç është onomatopeja është pjesë e pandashme e librit që sjell Sindi pikërisht për t’i dhënë karakter lodrues poezisë”, ka thënë Dibra.

Kurse Lendita Fazlija, mësuese e Sindit Muharremi, ka potencuar se përmes librit të saj Sindi paraqet një përmbledhje me poezi të sinqerta mbi ato gjëra apo persona që kanë inspiruar krijimtarinë fëmijërore të Sindit.

“Mbes me shpresë që puna e jonë e përkrahur nga prindërit tu shërbej për t’i pikasur rrugët e drejta në jetë”, ka thënë ajo.