Bimë narkotike | Foto: Policia e Kosovës

Shkatërrohen 3453 Bimë Narkotike në Zveçan

3453 bimë narkotike të llojit marijuanë janë gjetur në fshatin Loziste të Zveçanit.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, janë marrë mostrat për analizë laboratorike, ndërsa bimët e tjera janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Njësitet përkatëse policore sipas raportit janë duke e hetuar rastin.

Policia nuk ka raportuar nëse për këtë rast ka të dyshuar, ose të arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” shpesh janë shfaqur aksione të forcave të rendit kundër narkotikëve.

http://kallxo.com/aksioni-i-policise-konfiskimi-i-820-kilogrameve-droge/

http://kallxo.com/aksioni-policise-gjetja-e-droges-ne-tavolina-dhe-derrasa/

http://kallxo.com/aksioni-arrestimi-policit-per-transport-marijuane/

Edhe KALLXO.com ka shkruar për aksione të tilla.

http://kallxo.com/policia-zbulon-droge-ne-4-canta-te-zeza/