Një ushtar i FSK-së | Foto: Drejtësia në Kosovë

Shënohet “Dita e Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 13:00 organizon “Ditën e Hapur” për nder të “Ditës së Forcës”.

Në ora 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, nga udhëheqësit e shtetit do ketë prononcime për medie. FSK mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizitorët do të kenë mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së.