Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo/rel/

ShBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova si një organizatë terroriste

Sekretari amerikan Mike Pompeo ka lavdëruar Kosovën për futjen e organizatës Hezbollah në listën e organizatave terroriste.

Përmes një statusi në “Twitter”, Pompeo iu bëri thirrje edhe vendeve të tjera që të i bashkohen Kosovës dhe të ndalojnë këtë grup terrorist.

“ShBA mirëpret njohjen e Hezbollahut nga Kosova  si një organizatë terroriste. Me mbështetjen e Iranit, Hezbollahut vazhdon të planifikojë sulme në Evropë dhe në mbarë botën. Ne i bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen me Kosovën dhe ta ndalojnë këtë grup terrorist nga financimi i operacioneve të tij të përgjakshme”, ka shkruar ai./RTK